Ndoshta 10 vjet më parë, as Elvana Gjata dhe as vetë Jonida Vokshi nuk mund ta imagjinonin se aktori që do të ishte pjesë e klipit të këngëtares do të fitonte një status tjetër, shumë të rëndësishëm vite më vonë, megjithatë një shenjë paskësh qenë edhe kjo.

Vetëm pak javë më parë, e ftuar në “Xing me Ermalin”, Jonida Vokshi zbuloi lidhjen e dashurisë me aktorin Besnik Krapi, madje tha se së shpejti çifti ka plane për martesë. Menjëherë pas lajmit, rrjeti nisi kërkimet për të zbuluar më shumë rreth njeriut që i kishte fituar zemrën moderatores së njohur të ekranit.

Por kush e kishte imagjinuar që Besniku, plot 10 vjet më parë, do të ishte pjesë e miqësisë së ngushtë të vajzës, të cilën ai sot pret ta bëjë bashkëshorte?

“Nuk janë më”, një prej këngëve hit më të bukura të Elvana Gjatës, e realizuar 10 vjet më parë, ka pasur aktor Besnikun. Natyrisht, një dekadë s’mund të kalojë pa ndryshime, megjithatë tani që profilin e Besnikut e keni fiksuar të gjithë, mund ta dalloni lehtësisht.

Aktori që në këtë video shihet që po shkon drejt ndarjes me të dashurën, është ai që po shkon në martesë me mikeshën e ngushtë të Elvana Gjatës.

 “Lidhje motrash” e quajnë shpesh njëra-tjetrën Jonida dhe Elvana, jo vetëm për kohën e gjatë që kanë bashkë, por edhe për mbështetjen që i japin vazhdimisht njëra-tjetrës në çdo projekt të ri.