
Nëse ajo deklaratë që Nora tha për Robertin pak javë më parë e ftuar në "Xing me Ermalin" mund të konsiderohet "solidaritet femëror", për Robertin paska qenë vetëm një deklaratë televizive. Sepse debati për Tunën ka vijuar dhe lojën e nisi fillimisht vetë Robert Berisha, kunati i Tunës, pasi zbuloi publikisht në "Rudina" se ai nuk do t'i fliste kurrë Tunës, pavarësisht faktit se e ka kunatë dhe njeri të familjes tashmë.
Pas asaj deklarate të beftë, Tuna, por as Patrisi nuk dhanë asnjë deklaratë publike, përveç disa sinjaleve që këngëtarja nga Shkupi la të kuptoheshin se pavarësisht të gjithave, ajo është e fokusuar te familja e saj e ngushtë dhe, sigurisht, te karriera.
Megjithatë, Roberti nuk e la me aq. Pothuaj në çdo intervistë, ai vazhdonte të fliste për raportin e keq me Tunën dhe raportin e mirë me vëllanë dhe nipin. Por të gjitha këto deklarata të hapura të tij, nuk janë mbështetur edhe aq shumë nga familja e tij dhe Nora.

E ftuar në "Xing me Ermalin", Nora tha se ajo nuk ishte dakord me Robertin dhe deklaratat e tij publike në lidhje me Tunën, por, siç specifikoi ajo, ai është i rritur dhe e di vetë ç'bën: “Jo nuk jam dakort, sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ia dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakord. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë, kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, - tha këngëtarja përballë Ermalit.

Dhe radha i erdhi sërish Robertit, i cili, as këtë rast nuk mund ta lërë pa e komentuar, edhe pse në këtë mes është bashkëshortja. Kështu, i ftuar sot në "Trokit" me Ermal Peçin, Robert Berisha u pyet për këtë deklaratë të Norës dhe përgjigjja nuk është aspak në favor të bashkëshortes: "Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë”,- tha Roberti.
Pas kësaj, i pyetur nëse është penduar për deklaratat që ka bërë, Roberti u përgjigj: "Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë kë bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s'janë cënuar".
