Gossip Girl do të rikthehet. Për të gjithë adoleshentët që e kanë ndjekur në vitin 2000 ky është një lajm fantastik. Seriali do të ribëhet nga HBO Max dhe xhirimet e serialit do të fillojnë së shpejti. Thashethemet për rikthimin e serialit kanë dalë që në shkurt, mirëpo tashmë është e konfirmuar që do të ketë seri të reja.

Problemi i vetëm është se nuk dihet nëse do të jetë i njëjti kast, apo aktorët do të zëvendësohen. Seriali me 10 seri pritet që të transmetohet në vitin 2020.