S’keni parë gjë akoma…”, shprehja e famshme e Kryeministrit Rama është injektuar si batutë edhe në spektaklet e humorit dhe në gojën e shumë prej personazheve të njohur shqiptarë. Kështu e nis edhe producenti i njohur Turjan Hysko prezantimin për spektaklin e ri që pritet të nisë shumë shpejt në Tv Klan.  

Videoja e prezantimit të spektaklit nis me nota humori duke imituar hyrjen e politikanëve në Kuvend. I pari e hap Turi, me shprehjen e famshme të Ramës dhe pas tij, vijon e gjithë trupa e spektaklit, e cila premton sukses të garantuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nuk eshte thjesht nje program televiziv, eshte Klanifornia babyyyyyyyyy! Vetem ne Klan me nje super skuader!

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on

Pas prezantimit të disa aktorëve, mes të cilëve Albano Bogdo, Jul  Deda, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Delinda Disha, Olsi Bylyku, Cubi etj., në fund shfaqet edhe drejtuesja Marina Vjollca, e cila e mbyll me “ka për të qenë një spektakël i garantuar, kaq di t’ju them”.

Gjithçka që do të ndodhë brenda “qytetit” Klanifornia pritet të zbulohet shumë shpejt. Ka akoma surpriza, por për momentin produksioni kaq ka vendosur të zbulojë.

Në foton zyrtare të aktorëve dhe stafit, shikoni edhe çiftin Delinda dhe Eldo Disha. Siç ishte përfolur edhe në media ditët e fundit, Delinda u largua nga spektakli "Portokalli" për t'u bashkuar me Eldon në një projekt të ri. Edhe pse vetë aktorja tha publikisht se arsyeja e largimit ishte kontrata, ja ku janë të dy në këtë foto, gati për të nisur një rrugëtim bashkë edhe jashtë shtëpisë, në profesion.