Është bërë tashmë e modës që personazhet e famshëm të publikojnë video në Youtube, ku flasin për tematika nga më të ndryshmet. Kiara Tito ka zgjedhur së fundmi të publikojë në Youtube një video, ku ju përgjigjet pyetjeve të fansave të saj. Një prej pyetjeve që Kiara ka zgjedhur ka qenë për emisionin që ajo do të donte të drejtonte përveç “Doktor Plastik”.

“Do të më pëlqente një program, që ka në qendër humorin. Si për shembull, Portokallia. Pse jo?”,-është shprehur Kiara.

Sa i përket jetës private, Kiara e ka theksuar sërish se mbetet “single”.