As vetë Albani nuk e kishte menduar se do ta ndiente veten aq shumë në siklet kur të pyetej për Niki Delijorgjin në “Rudina”, por, me shumë siklet, pranoi se “i ka rënë në kokë” për modelen e njohur.

Siç tha ai, me Nikin njihet prej vitesh, ama në shoqërinë e tyre kjo puna “burrë grua ka nisur thjesht si shaka dhe vetëm aq”. Por nuk kaluan veçse pak minuta kur Rudina e provokoi sërish dhe e pyeti nëse vërtet i ka rënë në kokë për Nikin dhe ai, me një emoji zemrash, pa fjalë, konfirmoi.

U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”,- i tha Rudina dhe, si për të shpëtuar, Albani tha “secili ka perceptimin e vet”.

Ky gjest s’mund t’i shpëtonte as Nikit, e cila, ka postuar shpesh video në të cilat shfaqet duke kërcyer me këngët e Albanit.

Por këtë herë, ajo ka reaguar duke postuar në Instastory një foto nga intervista e Albanit, në të cilën shkruan: “Burri më ka fiksim publikisht".

Nëse Niki dhe Albani po vijojnë me shakanë e tyre, këtë nuk mund ta themi me siguri, por që Albani mezi e mbante veten nga sikleti pasditen e djeshme, kjo u kuptua nga publiku i gjerë. Kështu që “pengesë” është vetëm koha kur do të mësojmë se çifti janë bashkë prej kohësh.