Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, përmes një postimi në Instagramin e saj, ka zbuluar të dashurin e ri vetëm pak kohë pas ndarjes. Konfirmimi i marrëdhënies së re vjen vetëm disa javë, pasi romanca e saj me Mike Johnson mori fund.

Demi ka preferuar ta shoqërojë foton e publikuar para pasqyrës me “emoji” zemre.

Të gjithë fansat janë kureshtarë të mësojnë më shumë për të dashurin e saj të ri. “E! News” shkruan se bëhet fjalë për modelin Austin Wilson dhe janë njohur nga grupi i miqve të përbashkët.

Thuhet se Demi ndihet mirë me Austin, ndajnë vlera të përbashkëta dhe ai ka ndikim pozitiv në jetën e këngëtares. Por më e rëndësishmja është se modeli e bën të lumtur Lovaton dhe kujdeset shumë për të.

Edhe Wilson ka postuar një foto teksa shihet duke përqafuar këngëtaren dhe bashkëngjitur shkruan “Dashuria ime”.