Nuk është rasti për të bërë drama, as rasti për të sharë e fyer ish-partnerin, përkundrazi. Rudina Dembacaj, jo vetëm nuk e ka parë si dramë ndarjen nga bashkëshorti, por as është ndarë keq me të. Ajo dhe Aleksi janë prindër të një vajze të bukur, Viktoria, dhe gjithmonë do të jenë pranë njëri-tjetrit për të, por edhe për të respektuar njëri-tjetrin si dy miq të mirë.

Pak ditë më parë, lajmet për një ndarje të mundshme, Rudina i konfirmoi duke pranuar se ishte ndarë me partnerin e saj, pa dhënë shumë detaje për arsyet e këtij raporti të gjatë.

Edhe pse lajmet vijuan dhe spekulimet po ashtu, Rudina zgjodhi të mos japë më shumë komente. Ajo, tashmë është e përqëndruar në sipërmarrjen e saj më të re, pa u ndalur më gjatë në një kapitull të mbyllur.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ajo dhe Aleksi nuk do të shihen më bashkë. Madje, ndoshta edhe më shpejt nga ç’e keni menduar. Ja ku është një foto e të dyve, të cilën Rudina e ka postuar pa e lënë mënjanë humorin: “Aleksi, çun beqar”,- shkruan ajo, por edhe ish-bashkëshorti, i mësuar tashmë me humorin e aktores, poston të njëjtën foto duke ia kthyer: “Të dy jemi beqarë…”

Duke konfirmuar statusin civil të njëri-tjetrit, megjithëse me humor, ish-bashkëshortët u kanë dhënë fund edhe hamendësimeve të fundit që kanë qarkulluar në portale për raportet e tyre të reja… Të paktën, kështu duket apo jo?