Solidarizimi me të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit jo vetëm që nuk ka njohur kufij përgjatë një jave, por ka sjellë në Shqipëri personazhe nga e gjithë bota. Shumë prej emrave të njohur shqiptarë nëpër botë janë bërë bashkë në ndihmë të familjeve të prekura. Vetëm një ditë më parë, Bebe Rexha erdhi në Bubq, fshati në të cilin ajo do të ndërtojë dy shtëpi dhe pas tyre një shkollë, ndërsa sot, në “Ftesë në 5” ishte e  ftuar modelja shqiptare Xhesika Berberi, e cila ndau me publikun pikëllimin që jetoi nga larg, pasi mësoi për tërmetin e tmerrshëm që preku qytetin e Durrësit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Tejet e prekur dhe me zërin që i dridhet, Xhesika Berberi ka një thirrje të sinqertë për të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira pas tërmetit #Ftesënë✋ #TopChannel

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on


 
Siç rrëfeu Xhesika, e pati të vështirë ta përmblidhte veten pas atij lajmi tragjik, por e pati të pamundur edhe të rrinte pa bërë asgjë. Për këtë arsye, pasi bisedoi edhe me mikeshën e saj të ngushtë, Adrola Dushi, e cila iu bashkua nismës për të hapur një “Go Fund Me”, Xhesi fluturoi menjëherë në atdhe për të ndihmuar. Deri tani janë grumbulluar një sasi parash, të cilat do të shkojnë për të ndihmuar disa familje në nevojë urgjente: “Do të përfshihen njerëzit që janë të papunësuar, njerëz që jetojnë me ndihma sociale, që nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë asnjë shpresë…” – tha Xhesika ndër të tjera.
 
Modelja tha se do të qëndrojë pak kohë për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.