Të rritet edhe pak Kroi…” është dilema që moderatorja e Top Channel, Bieta Sulo, ka ende në kokë sa herë mendon për një fëmijë të dytë. Por, megjithatë, duket sikur ka diçka konkrete në planet e këtij viti. Të paktën kështu u duk pas diskutimit pasditen e sotme me të ftuarat që kishte në studio.

Ermira Çausholli, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixho ishin sot mikeshat e programit të Bietës për të folur rreth mëmësisë dhe uljes së numrit të lindjeve nga gratë shqiptare.

Arlinda, nënë e një djali të vetëm 21-vjeçar, tregoi se e ka mbyllur kapitullin me fëmijët, ndërsa Erisa Xhixho iu përgjigj me “ndoshta” pyetjes për një fëmijë tjetër (“varet si do sillet”). Nëna e katër vajzave, gazetarja e njohur, Ermira Çausholli, kishte gjithmonë të njëjtën përgjigje për një fëmijë tjetër – “po” përgjigjej pas çdo pyetjeje që pasonte për një fëmijë tjetër duke lënë kështu të kuptohej se me shumë kënaqësi do provonte ndjesinë e të qenit nënë për herë të pestë.

Me këtë rast, ngacmoi edhe Bietën për një fëmijë të dytë. Por moderatorja e "Ftesë në 5", ende duke menduar për një fëmijë të dytë, iu kthye zonjave në publik, të cilat, i këshilluan se duhej një motër e vogël për Kroin.

U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020-a nuk dihet se çfarë sjell”,- tha Bieta duke qeshur.