Pas përfundimit të sezonit të fundit të “Doktor Plastik” u spekulua gjatë se ku do ta shihnim Kiara Titon. U përfolën shumë emra televizionesh dhe formate emisionesh, por vetëm sot Kiara vendosi ta zbulonte. Ajo do të prezantojë një emision që ka lidhje me pasionin e saj, modën.

Emisioni pritet të fillojë së shpejti në ABC News dhe do të quhet “Style Star Show”. Kiara ka publikuar promon e emisionit në rrjetet sociale dhe ka ftuar të gjithë ata që kanë stil dhe pasion për modën të aplikojnë.

“A ke stil? A mendon se stili yt është më i veçantë se i të tjerave? Ke pasion për modën? A je gati të përballesh me kritikën, ky është vendi i duhur”, -shkruan Kiara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Nëse dëshironi të aplikoni mund të klikoni këtu.