Demi Lovato është në qiellin e shtatë. Pasi realizoi këngën "I Love Me", po kalon një kohë reflektimi, që s'mund të ishte më e bukur se kaq. Më 24 korrik, fiks dy vjet nga dita që këngëtarja u shtrua me urgjencë në spital nga overdoza, Demi u rikthye në Instagram për të ndarë ndjesitë me miqtë e saj virtualë, duke shkruar se ndihet shumë e lumtur që po jeton këtë çast.

"Sot është dita e mrekullisë. Jam e bekuar që e gëzoj...", -  shkroi 27-vjeçarja duke shtuar se "vetëm 2 vjet pas asaj dite të tmerrshme, jam fejuar me dashurinë e jetës dhe vërtet mund të them se ndihem e lirë nga demonët e mi. Nga secili prej tyre."

Fejesa me 29-vjeçaren Max Ehrich është, pa dyshim, një pikë e madhe kthese në jetën e Demi-t, por këngëtarja thekson se marrëdhënia me partnerin nuk ishte arsyeja e vetme për këtë ndjesi që ajo po jeton tani. "Asnjëherë nuk kam menduar se kjo ndjenjë do ishte e mundur",- shkruan ajo. "Dhe nuk është vetëm, sepse kam rënë në dashuri, por sepse gjatë 2 viteve të fundit, kam bërë më shumë punë me veten sesa tërë jetën time. Gjërat që më kanë bërë të vazhdoj përpara. Por edhe marrëdhënia me Zotin më ka dhënë siguri të pafundme”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Feeling so grateful so I wrote something... (swipe left) � ps. @maxehrich took this after telling me to close my eyes on the way to propose to me �� Love you honey..

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Dhe më tej vazhdoi...

"Shumë kohë përpara se të kisha një unazë fejese në gisht, kisha fjalën "unë" për t'i kujtuar vetes, pa marrë parasysh çfarë, se zotohem ta dua veten. Ju nuk mund ta doni plotësisht një tjetër pa dashur veten, së pari. Faleminderit Zotit për këtë paqe dhe mirëkuptim, por mbi të gjitha, që më jep forcën të luftoj kohët e mia më të errëta. Faleminderit familjes sime, miqve dhe fansave që gjithnjë më përkrahni dhe respektoni privatësinë time."