Të ftuar në emisionin “Historia e fundjavës”, Emina Çunmulaj dhe Arbër Hajdari kanë folur për punën së bashku. Prej më shumë se tre vitesh modelja ka nisur një bashkëpunim me fondacion “Fundjavë Ndryshe”, duke u ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

Por fillimisht, Arbrit dhe “Fundjavë ndryshe” u është dashur të kalojnë provën e besimit me Eminën, e cila ka investiguar para se të niste bashkëpunimin.

“E kalova Vetting-un. Më sillte njerëz të ndryshëm që nuk prezantoheshin fare me emrin e Eminës dhe bënin investigime. Është bërë realisht investigim”, -ka rrëfyer Arbri.

“Investigimi që kam bërë është akoma më i thellë. Unë disa gjëra i kam bërë me fat, por dhe me djersë. Jam e martuar me një zotni që lufton çdo ditë që të jetë i suksesshëm. Kur i bashkëngjitesh dikujt dhe ke krijuar një emër, është e domosdoshme që ta dish se me cilin ke punë”, -u shpreh Emina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Ndërsa për sa i përket punës së saj, modelja është shprehur se është diçka që e bën me zemër.

“Unë këtë punë e bëj se ma thotë zemra, nuk e bëj për asnjë interes. Unë lë fëmijët e mi, e di dhe Arbri. Unë fëmijët e mi i takoj në mëngjes, i laj u jap ushqim dhe iki. Kaloj kufirin në këmbë dhe bëj mbi 10 orë punë dhe mundohem që të shkoj në shtëpi para se të kenë fjetur,” -ka rrëfyer Emina, teksa biseda është ndalur te kalimi i kufirit në këmbë.

“Është ana e Malit të Zi dhe ana e Shqipërisë. Unë lë makinën dhe kaloj në këmbë në kufi dhe tani më njohin të gjithë. Më pret Arbri në anën tjetër. Ndonjëherë mendoj se sa kanë vuajtur në kohën e refugjatëve.”

Arbri, nga ana tjetër, e ka vlerësuar shumë punën e Eminës duke theksuar se është këmbëngulse duke u shkuar gjërave deri në fund.

“Orë e orë pafund kemi harxhuar nëpër malet e Shqipërisë, ku dhe unë shkoja për herë të parë dhe pavarësisht të gjitha vështirësive nuk thoshte kurrë që të kthehemi, por thoshte se duhet të realizohej me çdo kusht projekti që ishim nisur”, -u shpreh ai.

Emina e ka quajtur veten me fat që i ka dhënë Zoti mundësi të ndihmojë të tjerët.