Batuhan Karacakaya, aktori i njohur i njohur i serialit të famshëm turk “Dashuri e ndaluar”, i është rikthyer ekranit me një skuadër sportistësh “Survivor 2021”. Një nga emrat fitues të episodit të fundit të “Survivor”, Bylenti kujtoi për publikun edhe eksperiencën që pati me serialin “Dashuri e ndaluar”, 10 vjet më parë, nga i cili mori shumë famë.

Duke ndarë me publikun disa prej detajeve e sakrificave që i duhej të bënte asokohe, Batuhan Karacakaya, më shumë se 10 vjet pas filmit, e shikon veten me tjetër sy.

Gjatë kohës që xhironte për “Dashuri e ndaluar”, 2008-2010, Bylenti tregoi se i duhej të punonte shumë, edhe pse ishte i vogël, sepse në të njëjtën kohë vazhdonte edhe shkollën.

I pyetur çfarë do të veçonte nga filmi që e bëri të famshëm në të gjithë Turqinë, Bylenti tha: “U bëra pjesë e “Dashuri e ndaluar” për më shumë se dy sezone. Isha vetëm 10 vjeç. Jetoja me një ritëm të lartë, sepse vrapoja sa në shkollë, sa në xhirime” – tregon Bylenti për mediat.

Në lidhje me sportin, të cilin aktori e ndjek prej shumë vitesh, tha se në kohën që luante në film, nuk kishte kohë për t’u marrë me sport: “Nuk kam pasur kohë të ndjek një sport të vërtetë. Kjo është edhe arsyeja pse unë e dua “Survivor”. E dua sportin dhe kam besim te vetja. E kam ndjekur gjithmonë “Survivor” dhe e dija se një ditë do të vija këtu”.

Batuhan tha, ndër të tjera, se nuk ka dashur asnjëherë të dukej ndryshe nga bashkëmoshatërët e tij, madje nuk donte as që ata ta shikonin ndryshe nga fakti që luante në film: "Nuk doja që të shihesha ndryshe nga miqtë e mi kur isha në shkollë. Prandaj nuk më pëlqente të bëja biseda për serialet televizive. Sepse në atë kohë po bëhesha një fëmijë i famshëm, por nuk doja të isha ndryshe”,- tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EnMagazin (@ennmagazinn)