Gamze Erçel, motra e aktores së njohur turke të serialit “Dashuria është në ajër”, ka festuar ditëlindjen më 18 janar. Me këtë rast, Hande Erçel (Eda) ka postuar disa foto në Instagramin e saj, përmes të cilave i ka uruar së motrës 30-vjetorin.

Hande postoi disa fotografi të Gamze, një modele e njohur, e cila ka më shumë se 4.6 milionë ndjekës në Instagram. Natyrisht, gjenet familjare shoqërojnë të gjithë familjen.

Hande, në fillim postoi një foto të së motrës me tortën tradicionale të ditëlindjes dhe një orë më vonë, ndau edhe mesazhet dhe urimet e saj për shoqen e zemrës, siç e quan ajo shpesh.

Hande është e njohur për stilin e saj unik në fashion, ashtu si edhe për aftësitë e saj aktoriale, por ajo gjithashtu ndan me publikun edhe dashurinë që ka për familjen e saj.