Eh dashuria…Sa ndjenjë e bukur është. I bën njerëzit të realizojnë gjëra që nuk i kishin menduar më parë se do t’i bënin. Për shembull shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani mund të bënte ndoshta çdo lloj tjetër tatuazhi në trupin e tij, por një zemër të vogël mbase nuk do e realizonte nëse nuk do të kishte njohur Fatmën. Në emisionin “Ftesë në Pesë” në Top Channel, Fatma tregoi se si e thërriste më përkedheli Alfio. “Zemër e vogël e kuqe” është gjithçka çfarë Alfio shikon tek Fatma. Ku ka më bukur se kaq? Në fakt kjo zemra e vogël e kuqe nuk është thjesht një mënyrë përkëdhelëse se si Alfio e thërret Fatmën. Tashmë është shumë më shumë se kaq. Alfio ka treguar sot përmes një postimi në Instagram se kjo zemra e vogël është gdhendur përgjithmonë në lëkurën e tij si një tatuazh. Një dedikim për Fatmën për ta falenderuar për dy vitet më të bukura që i ka dhuruar.

“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë aq të bukura për të të thënë sa shumë të dua!...Prandaj vendosa të të kem në lëkurën time për të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës time”,-shkruan Alfio për Fatmën.

Edhe Fatma sigurisht që ka vetëm kaq për t’i thënë Alfios për këtë gjë kaq special që ka bërë për të.

“Të dua sa bota”,-shkruan Fatma për Alfion. Besoj i mjafton…