Një histori nga një epokë tjetër, nga ato që të rinjtë sot (dhe jo vetëm ata) e kanë të vështirë ta konceptojnë. Por është e qartë që ka dashuri të vërteta e të mëdha, nga ato që nuk e kanë vetëm “detyrim” formulën e martesës “derisa vdekja të na ndajë”, por e kanë premtim të përjetshëm.

Elsa Rossi u nda nga jeta në moshën 97-vjeçare të martën pasdite në spitalin “Galliera”, ndërsa bashkëshorti i saj, Ermete, ndërroi jetë në shtëpi pasi u godit nga një atak kardiak 24 orë më vonë. Nuk e përballoi dot as idenë se si do të kalonte pjesën tjetër të jetës pa bashkëshorten.

Çifti i të moshuarëve kishin bashkë plot 64 vjet, të dashuruar që nga viti i largët 1952. Elsa, me origjinë nga një provincë e Pavia-s, kishte zbritur në Genova për të ndihmuar një kushërirë që sapo kishte hapur një dyqan pastash të freskëta. Qëndrimi në Genova duhet të ishte pak më shumë se një muaj, por kur Ermete e kishte parë, ishte dashuruar me të dhe vazhdonte të kalonte çdo ditë nga ai trotuar për “të hedhur një sy”. Kështu lindi dashuria mes çiftit. 20 prilli i vitit 1953 e çoi çiftin në altar për t’i thënë njëri-tjetrit “PO”-në e shumëdëshiruar.

Bashkimi u bë edhe më i fortë pasi në jetë erdhi vajza, Daniela. Ishin një çift i pandarë, ashtu si vetë premtimi që i bënë njëri-tjetrit në dasmë “derisa vdekja të na ndajë”.

Vdekja, në të vërtetë, i ndau vetëm 24 orë. Elsa vdiq në spital dhe vetëm 24 orë pasi e mësoi lajmin e hidhur, ndërroi jetë edhe Ermete nga një atak kardiak.

Doni më mësime dashurie?