Dasma e shumëpërfolur e çiftit të njohur të showbiz-it, Afrona Dika dhe Blero Muharremi, më në fund ka një datë. Ndonëse janë pyetur shpesh se kur do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare, Afrona dhe Blero nuk kanë dashur të bëjnë publike shumë detaje, por këtë herë që përgatitjet kanë nisur të kristalizohen, edhe ata kanë nisur t’i zbulojnë detajet një nga një.

Shtatori është muaji në të cilin çifti i njohur do të kurorëzojë dashurinë. Siç është mësuar sot nga mediat, përgatitjet kanë nisur. "Rana e Hedhun" në Shëngjin është vendi që do të presë rreth 600 të ftuar, të cilët do të vijnë enkas nga Kosova.

Ende nuk janë zbuluar të tjera detaje që do të kompletojnë eventin, por si fillim, dihet që çifti po realizojnë setin fotografik në Tiranë, i cili, me sa duket, do t’i shoqërojë edhe në ceremoninë e martesës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nuse to be soon...ð??°ð?¼ Make Up & Hair: @anderratelie @anderrateliehair

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

Vetë Afrona ka postuar një foto dhe një video të shkurtër në profilin e saj, duke treguar se shumë shpejt do të bëhet nuse. Edhe për fustanin e bardhë, modelja është pothuajse gati, por për të, duhet të prisni. Ka akoma kohë për të mësuar detajet!