Mamaja e Selena Gomez, Mandy Teefey e ka bërë të qartë se nuk e aprovon ribashkimin e vajzës së saj me ish të dashurin, Justin Bieber. Edhe pse e ëma nuk është dakort, një burim për "People" ka treguar se shkaku i ndarjes së çiftit nuk është mamaja e Selena-s.

"Ata nuk janë ndarë për shkak të mamasë së Selena-s. Ata kanë uljet dhe ngritjet e tyre, dhe kjo situatë është e vazhdueshme. Ajo nuk mund ta bazojë marrëdhënien në çfarë mendon mamaja e saj",-është shprehur ky burim për People.

Në një intervistë të bërë këtë vit e ëma e Selena-s e pranoi se nuk ishte e lumtur për këtë romancë, por ajo shtoi se Selena mund të jetojë jetën e saj, siç do ajo, për sa kohë është e lumtur, e sigurt dhe e shëndetshme.

Gjithsesi, për t'u rikthyer tek ndarja e çiftit, burimi ka shtuar për People se ata mund të bashkohen edhe gjatë kësaj jave pasi e tillë është marrëdhënia e tyre.

"Ata kanë disa mosmarrëveshje, por nuk ka asgjë për t'u çuditur nëse ata do të bashkohen për një javë",-ka shtuar burimi.