Disa nga këngëtarët kosovarë janë vënë vazhdimisht në fokus të mediave për shkak të problemeve që kanë me pagesat e tatimeve mbi fitimin. Të paktën, siÒ« raportojnë mediat kosovare, prej dy vjetësh, problemi është bërë serioz, aq sa i ka detyruar edhe instancat shtetërore të marrin masa drastike ndaj këngëtarëve që nuk paguajnë tatimin mbi fitimet e tyre nga aktivitetet muzikore.

Janë të shumë emrat që janë përfshirë në listë për këtë problem, por i fundit që i është drejtuar sot zyrave të Administratës Tatimore të Kosovës për të shlyer detyrimet është reperi i Babstars, Visar Shala, i njohur me amrin e artit si Skivi. Sipas Prive, në rrjetin e tij në Snapchat, Skivi, madje ka publikuar edhe email-in e dërguar nga institucioni bashkë me detyrimin që duhet të shlyejë. Punë e paqme Skivi!