Modelja Bella Hadid është një prej modeleve më të paguara të momentit. Së fundmi Bella ka takuar ish-Zonjën e Parë të Francës, Carla Bruni-n, e cila po ashtu ka qenë një modele e suksesshme. Ato janë takuar së bashku gjatë festivalit të Kanës dhe kuptuan që ngjasojnë jashtë mase me njëra-tjetrën.

Në të majtë Bella Hadid dhe në të djathtë Carla Bruni (1996)

Bruni ka ndarë në Instagram një foto të tyre së bashku dhe ka shkruar: “A është kjo vajza ime sekrete?” Bella është duke ecur në hapat e Bruni-t në lidhje me karrierën e modelingut , përveç kësaj të dyja kanë të njëjtën ngjyrë dhe gjatësi flokësh, si dhe ngjashmëri të mëdha në tipare. E kishit menduar më parë?

 

Do I have a hidden daughter? ❤️ @bellahadid

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial) on