Shumë vajza dhe faqe rrobash online frymëzohen nga Kim Kardashian për veshjet e tyre. Duket se çdo gjë që Kim vesh kthehet shumë shpejt në trend, por nga frymëzohet ylli i “Keeping Up With The Kardashians” për veshjet e saj? Nisur nga veshjet e Kim, njerëzit po e akuzojnë atë se po kopjon modelen e famshme Naomi Campbell.

Gjatë fundjavës, Kim ishte e pranishme në dasmën e reperit Chance dhe mbante veshur një fustan vintage Versace në ngjyrat lejla dhe jeshile. Ky ishte po i njëjti fustan që Naomi e ka veshur në pasarelë në vitin 1996. Ky nuk është rasti i vetëm kur Kim vesh të njëjtat veshje që më parë i ka veshur Naomi. Sigurisht që njerëzve të internetit nuk mund t`u shpëtojë asgjë, prandaj disa prej këtyre veshjeve i kanë përmbledhur në videon më poshtë. Madje, edhe për flokët Kim është frymëzuar nga Campbell.

Juve si ju duket?