Disa prej këngëtarëve shqiptarë nuk mund të udhëtojnë më në SHBA për të dhënë koncerte, siç kanë bërë deri më sot. Mes këtyre emrave janë: Majk, Gena, Shkëlzen Jetishi, Afrim Muqiqi etj. Klan Kosova ka bërë të ditur se këngëtarëve të sipërpërmendur u është refuzuar viza për shkak se kanë shfrytëzuar vizat turistike për të dhënë koncerte.

Dihet që për të punuar në një vend duhet një vizë pune, pasi nuk është e ligjshme të punosh me viza turistike. Sipas gazetës Metro, këngëtarit Gena i është refuzuar përjetësisht hyrja në SHBA për shkak se nuk ka paguar detyrimet tatimore për koncertet e mbajtura në këtë vend. E kontaktuar nga Klan Kosova, menaxherja e Genës është shprehur se nuk është kjo arsyeja, por janë të tjera çështje.