Ngjarja më e përfolur e këtyre ditëve ka qenë pikërisht fejesa e Jennifer Lopez me Alex Rodriguez-in. Nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e të gjithëve unaza me të cilën Alex i propozoi J.Lo-së. Sipas specialistëve, vlera e kësaj unaze shkon nga 1 - 3.8 milionë paundë. Në vitin 2004, këngëtarja ka marrë një unazë po aq (ose më shumë) të shtrenjtë nga ish-bashkëshorti i saj, Marc Anthony. Ai i propozoi Lopez-it me një unazë me diamant blu 8.5 karat, vlera e së cilës shkonte 3 milionë paundë. Nëse ju duket një vlerë e madhe, atëherë hidhueni edhe një sy unazave të personazheve të tjerë të njohur.

Kate Middleton

Unaza e safirit të Kate Middleton ka qenë më parë e Lady Diana-s dhe nuk është çudi që vlera e saj të jetë një pasuri e tërë. Vlera e kësaj unaze shkon 300,000 paundë.

Grace Kelly

Kur Grace Kelly u martua me Prince Rainier III zgjodhi një unazë 10.47-karatëshe nga Cartier. Vlera e kësaj unaze shkon 3.1 milionë paundë.

Mariah Carey

Miliarderi James Packer i propozoi këngëtares Mairah Carey me një unazë 35 karatëshe me vlerë 8 milionë paundësh. Fatkeqësisht çifti u nda pak muaj më vonë dhe këngëtarja e shiti unazën në një argjendari në Los Angeles.

Kim Kardashian

Në vitin 2013 Kanye West zgjodhi për Kim Kardashian një unazë me vlerë 3 milionë paundësh.

Beyoncé

Unaza e fejesës së Beyoncé me Jay Z ishte 18 karat dhe kushtoi 3.8 milionë paundë.

Paris Hilton

Paris Latsis shpenzoi 3.58 milionë dollarë për unazën me të cilën i propozoi miliarderes Paris Hilton në vitin 2005. Pas ndarjes ajo e shiti për 1.5 milionë që shkuan në ndihmë të njerëzve të prekur nga uragani Katrina.

Angelina Jolie

Unaza me të cilën Brad i propozoi Angelina-s kushtoi 1.2 milionë paundë.