Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura në jetën e një gruaje. Pritja e ëmbël të shijon, por edhe paksa e lodhshme. Gjithsesi, çdo lodhje zerohet kur mban në krahë fëmijën tënd. Këtë ndjesi të bukur po e provon edhe këngëtarja e njohur Linda Halimi. Ajo u bë nënë e një vajze përpara 2 ditësh dhe e ka pagëzuar të voglën me emrin Kaimana. Në fakt, lindja e vajzës ishte surprizë, pasi Linda e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë. Sot, ajo përmes një statusi në Facebook, sqaron edhe arsyen pse ka preferuar ta mbajë të fshehtë pritjen e ëmbël.

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme të jetës së një gruaje, shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndiehem e fuqizuar! Unë jam grua",-shkruan Linda në statusin e saj.

Këngëtarja sqaron më tutje një ndjekës"Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë opinionet e tyre, por kur vjen puna tek bekimet e Zotit, nuk ka rëndësi opinioni i askujt. E gjithë familja dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time dhe nuk thanë asnjë fjalë. Kështu që e ndjeva në zemër ta mbaja të gjithën përbrenda dhe thjesht të numëroja bekimet e mia. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi sesa shumë luftojnë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po, jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi".