Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i dhanë fund marrëdhënies së tyre përfundimisht pas skandalit të tradhtisë së këtij të fundit. Duket se që nga ajo kohë Tristan nuk është interesuar shumë për të bijën, True. Kjo gjë e ka shqetësuar shumë Khloe-n, e cila dëshiron që i ati të jetë i pranishëm në jetën e True-s.

Khloe është jashtëzakonisht shumë e shqetësuar, sepse Tristan nuk po bën as përpjekjen më të vogël për t`u përfshirë në jetën e vajzës së tyre, True. Ai është basketbollist dhe udhëton gjithë kohën. Khloe e kupton këtë, por gjithashtu ajo mendon se ai po vazhdon jetën e tij. Sjellja e tij të lë të kuptosh se nuk do t`ia dijë për të bijën”, -ka thënë një burim për Us Weekly.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Tristan nuk ka reaguar në lidhje me këtë gjë, por indiferenca e tij tregon shumë.