Ato janë ndër modelet më të bukura dhe më të suksesshme në botë. Të gjithë i shohim me zili teksa pushtojnë pasarelat dhe ndonjëherë fjalët janë të tepërta për t`i përshkruar. Jo më kot ato janë “Ëngjëjt e Victoria-s”! Nëse keni dyshime, këto foto ku modelet e famshme shfaqen të pagrimuara do t`ju bindin se ato janë me të vërtetë ëngjëj.

Adriana Lima

Adriana e adhuron të shfaqet e pagrimuar në rrjetet sociale. E kemi parë shpesh të postojë video nga palestra dhe bukuria e saj është 100% natyrale.

Bella Hadid

Ajo është krahasuar me Carla Bruni-n dhe në fakt ngjan shumë me ish-modelen e famshme. Edhe pa grim Bella duket po njësoj!

Gigi Hadid

Fjalët janë të tepërta për të përshkruar bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj. Nuk bën ndonjë diferencë të madhe kur e shohim pa grim, pasi Gigi edhe kur grimohet zgjedh të duket natyrale.

Alessandra Ambrosio

Edhe Alessandra del shpesh e pagrimuar dhe duhet të themi që duket bukur sido të shfaqet.

Candice Swanepoel

Candice, po ashtu, bën pjesë në grupin e modeleve që duken si ëngjëj me apo pa grim. Fytyra e saj e bardhë duket gjithmonë e freskët.

Sara Sampaio

Një ndër ëngjëjt më të bukur të Victoria-s është padyshim edhe Sara Sampaio. Një modele me bukuri natyrale dhe unike.