Shapkat e shtëpisë janë komode dhe shumë praktike, madje aq shumë saqë ndonjëherë nuk na vjen t`i heqim as kur dalim nga shtëpia. Kështu kanë bërë edhe disa VIP-a pa u interesuar aspak se çfarë do të mendonin njerëzut kur t`i shihnin. Yjet e famshëm guxuan të dilnin me shpaka shtëpie jo vetëm në rrugë, por edhe në televizion dhe e kthyen këtë gjë në një trend të ri.

Justin Bieber
Jo vetëm që doli me shapka shtëpie, por Justin e kishte me shumë dëshirë që të gjithë t`ia shihnin shapkat Loius Vuitton. Hailey, duket paksa në siklet. Në fakt, ky ishte vetëm fillimi i fiksimit të Justin për të dalë në publik me shapka shtëpie.
Dhe sërish… Justin Bieber
Kjo pamje e Justin u diskutua shumë, por këngëtarit nuk i interesoi aspak. Edhe Hailey duket se u mësua me këtë fiksim të partnerit të saj, pasi në këtë foto duket më komode.
Sophie Turner
Sophie-s duket se nuk i interesonte aspak që do të fotografohej nga paparacët teksa dilte nga hoteli me shapkat e shtëpisë dhe me një kostum sportiv. Ashtu si Justin, edhe Sophie ka një dashuri të madhe për shapkat Louis Vuitton, që meqë ra fjala kushtojnë 2000 dollarë.
Nicki Minaj
Nicki Minaj u paraqit në "Top 20 Countdown" me një palë shapka me Hello Kitty-n. Reperja i kishte kombinuar shpakat me pjesën tjetër të veshjes dhe dukej më e ëmbël se kurrë.
Snoop Dogg
Këngëtari Snoop Dogg sapo kishte zbritur nga avioni dhe me sa duket nuk dëshironte të hiqte dorë nga rehatia edhe pse kishte paparacë
Jared Leto
Nëse kërkoni në Google për shapkat e Jared Leto do të shihni se aktori vesh shpesh shapka shtëpie në publik. Dashuria e tij për to është edhe me e madhe se ajo e Justin Bieber.
Jameela Jamil
Pasi rrobat e saj u bënë pis me çokollatë, aktorja e mori me sportivitet dhe veshi shapkat e ngrohta me arush dhe pizhamat e preferuara me kaktus.
Usher
As këngëtari Usher nuk i ka shpëtuar fiksimit për të dalë me shapkat e shtëpisë. Ai zgjodhi një palë Fendi që kushtojnë 1450 dollarë.
Vanessa Hudgens
Një tjetër fanse e Uggs-ave të shtëpisë është edhe Vanessa Hudgens. Ajo u fotografua teksa largohej nga shtëpia e nënës së saj e veshur kështu.
Reba Mcentire
Nuk ka moment më të lodhshëm për gratë dhe vajzat sesa parakalimi në tapetin e kuq në majë të takave të larta. Megjithatë, Reba Mcentire e ka gjetur zgjidhjen.