Prej shumë ditësh mediat në Itali po flasin për ngjarjen rozë më të diskutuar të momentit; rikthimin e showgirl-it të famshëm, Belen Rodriguez me babain e djalit të saj, balerinin Stefano De Martino. Që në momentet e para që ata u panë të shoqëroheshin më shumë se zakonisht me njëri-tjetrin, lajmet për një rikthim të mundshëm bënë bujë në mediat italiane. Ndërkohë që Belen nuk preferoi të reagonte, Stefano foli disa herë, por gjithmonë duke e mohuar lajmin. (lexoni më shumë këtu ose këtu).

Ishte revista “Chi” që i kapi mat dhe postoi disa foto të çiftit duke u puthur, teksa ishin me pushime me djalin e tyre, Santiago. Më pas një foto për ditëlindjen e Santiago-s tregoi qartë që familja ishte më e bashkuar se kurrë. Tani duket se çifti i famshëm i showbiz-it italian nuk dëshirojnë të fshihen më dhe kanë vendosur ta bëjnë publike duke postuar një foto në Instagram. Prezantuesja ka postuar disa Instastories të njëpasnjëshme ku shfaqet duke kaluar kohë me të birin dhe partnerin, por ishte fotoja e postuar vetëm pak minuta më parë që shërbeu si një konfirmim i pakundërshtueshëm.

Qëndro me mua një moment… ose më mirë përgjithmonë”, -shkruan Belen përkrah fotos, e cila është shkrepur nga djali i tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BELEN (@belenrodriguezreal) on

Epo, u urojmë të jenë më të lumtur se kurrë tani që familja u ribashkua!