Deputetja e LSI-së, Elda Hoti është bërë nënë për herë të dytë. Ajo e ka ndarë lajmin e bukur me publikun me anë të Facebook. Hoti ka bërë të ditur se është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Davis. Deputetja ka ndarë ndjesitë e para publikisht duke i falënderuar të gjithë për urimet.

Lumturi, dashuri, energji për shpirtin tim, Davis zemra ime! Faleminderit të gjithëve, për urimet e bukura që më keni bërë! Zoti ju bekoftë”, -ka shkruar ajo përkrah fotove të vogëlushit. Dhoma e spitalit është mbushur me lule, tullumbace e arusha dhe duket se Davisi është rrethuar me shumë dashuri që në momentet e para që ka ardhur në jetë.

Hoti është gjithashtu nënë e një vajze 3-vjeçare, të quajtur Ama.