Këtë sezon, Fjoralba Ponari është e angazhuar në emisonin “E diell”, ku kemi mundësinë ta shohim çdo të diel në ekranin e Top Channel. Mund të jetë shpesh e pranishme në ekran, por kur vjen puna te jeta private, moderatorja tregohet e rezervuar dhe nuk dimë shumë për të apo për faktin nëse është apo jo e dashuruar.

Megjithatë, ajo ka zbuluar diçka nga e kaluara gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram. “Një dashuri për të cilën pendohesh?”, -ka qenë një prej pyetjeve që i është drejtuar Fjoralbës. Ajo nuk ka hezituar t`i përgjigjet kësaj pyetjeje duke treguar se pendohet vetëm për vuajtjen që ka kaluar: “Pendohem kur mendoj vuajtjen që kam kaluar, por jo eksperiencën sepse më ka rritur si njeri!

Teksa për të kaluarën, Fjoralba nuk e ka problem të flasë, ne do të donim të dinim më shumë për të tashmen, por duket se duhet të presim.