Marrëdhënia e Majk me të birin është diskutuar shpesh në media. Duke qenë se këngëtari dhe nëna e djalit të tij nuk janë më bashkë, shpeshherë mediat kanë aluduar se Majk nuk është një baba prezent në jetën e të birit. Megjithatë, ai ka treguar krejt të kundërtën në postimet e shumta në Instagram, ku shfaqet shpesh duke kaluar kohë më të birin. Sot, Roan feston ditëlindjen e dytë dhe Majk ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar të birin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAJK (@majkaveli) on

“Çdo gjë që do arrij në jetë, kam për ta bërë vetëm për të të parë ty të lumtur. Ti je mishi im, ti je gjaku im, ti je krijesa më e bukur. Urimë ditëlindjen e dytë zemra e babit. Zoti të bekoftë”, -ka shkruar Majk.

Ai ka postuar një kolazh me foto të adhurueshme me Roan, ku të dy duken të lumtur teksa qëndrojnë dhe luajnë së bashku.