Më 10 maj Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt. Djali i tyre Psalm erdhi në jetë nga një nënë surrogate dhe familja Kardashian nuk mund të ishte më e lumtur se ksq për këtë pjesëtar të ri në familjen e tyre. Kim e zbuloi emrin e të birit një javë pas lindjes dhe sigurisht që nuk mund të ishte një emër i zakonshëm.

Por për të na njohur me portretin e plotë të të birit, Kim ka pritur deri dje, fiks një muaj pasi Psalm erdhi në jetë. Ajo ka postuar një foto të të voglit në Instagram, ku ai shfaqet duke fjetur i qetë. "Psalm Ye", -ka shkruar Kim duke mos zbuluar nëse Ye, që është pseudonimi i Kanye-s, është edhe emri i mesëm i të birit.

Psalm West