Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri kurorëzuan dashurinë me martesë vitin e kaluar. Pak muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre Raiden dhe prej atëherë Jona i është përkushtuar më shumë kanalit të saj në Youtube duke ndarë me ndjekësit çdo gjë. Ndërsa në 1-vjetorin e martesës, Jona ka vendosur ta urojë partnerin me një video dhe urim special.

“Nga videoja e parë, në videon e fundit nuk është shtuar vetëm Raiden, por edhe dashuria që kam për ty. Gëzuar përvjetorin shpirti im binjak”, -ka shkruar Jona përkrah videos, ku ajo dhe Frenkli shfaqen nga fillimi i lidhjes së tyre e deri më sot që janë bërë prindër të vogëlushit Raiden.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on

Jona nuk mund të ishte më romantike se kaq!