Dobësimi i saj muajt e fundit, ka qenë ndoshta një nga gjërat më të komentuara në median rozë. Në fakt, ky është konfirmim që e ka pohuar vetë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Në një dalje të fundit të sajën në studion e Arian Çanit në TV Klan, ajo u shpreh se kishte humbur plot 16 kilogramë nga pesha e saj trupore dhe këtë super rezultat e kishte arritur falë palestrës, por sidomos përmes regjimit të përzgjedhur ushqimor, duke eliminuar brumrat, e sidomos bukën.

Pas kësaj deklarate, pati shumë që e duartrokitën Anxhelën për vendosmërinë, që i dha një rezultat të matshëm dhe të dukshëm. E pikërisht, si për ta vërtetuar dobësimin e saj, Anxhela zgjodhi të realizojë një sesion fotografik ku shfaqej në super formë fizike. Në këtë moment, nisën komentet e shumta dyshuese, që e akuzonin këngëtaren për përdorim photoshop-i, në mënyrë që trupi i saj të dukej në formë perfekte.

Ndaj, ajo ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t'i kthyer përgjigje të gjithë mendjeve dyshuese, duke publikuar foto dhe video nga pishina. "Për të gjithë admiruesit e photoshop-it", ka cilësuar Anxhela në një video të fundit të postuar në Instagram, ku shfaqet me rroba banjo dhe në super formë fizike. Kjo si për të na vërtetuar se nuk ka vend për ndërhyrje photoshop-i, sepse ajo është dobësuar vërtetë 16 kilogramë, ndoshta dhe më shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Music is my religion! (@anxhelaperisteriofficial_) on

Mendojmë se me këtë ajo i mbylli gojën të gjithëve apo jo?