Britney Spears dhe i dashuri i saj, Sam Asghari shkuan në një udhëtim relaksues në Miami, por nuk mundën të fshiheshin nga sytë e botës. Ditën e djeshme fotot e këngëtares dhe partnerit, teksa argëtoheshin në jaht, bënë xhiron e rrjetit. As me pushime ajo nuk mundi t`i shpëtojë vëmendjes së paparacëve që i shkrepën foto pafund. Por, sipas Britney-t, në këto foto ka diçka që nuk shkon. Ajo mendon se paparacët po fotoshopojnë fotot e saj për ta bërë të duket më e shëndoshë.

Këtë shqetësim ajo e ndau në Instagram me anë të një videoje. Këngëtarja u shfaq me një bluzë crop dhe me një palë xhinse të ngushta, si për t`u treguar të gjithëve se ajo nuk është aq e shëndoshë sa duket në ato foto.

“Shumë fansa në kohët e sotme kritikojnë vazhdimisht njerëzit se videot dhe fotot që ata postojnë nuk janë reale. Por askush nuk pyet kurrë nëse janë fotot e paparacëve jo reale apo nëse i fotoshopojnë paparacët fotot që postojnë dhe a janë këto lajme reale! Është një teori konspirative për të cilën jam shumë e interesuar”, -ka thënë Britney.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Ajo ka shtuar se është e dobët si një gjilpërë dhe duket 18 kg më shumë nga sa është në të vërtetë. Spears ka ndarë foto dhe video për t`ua konfirmuar të gjithëve se nuk është aspak ashtu siç shfaqet në fotot e publikuara nga paparacët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Ju si mendoni?