Revista e njohur ndërkombëtare Maxim, bën çdo vit një klasifikim të grave më të bukura në botë, ndaj edhe ky vit nuk ka bërë përjashtim. Në listën e 100 grave më seksi dhe më të bukura në botë për 2019-të, vendin e parë e ka zënë Olivia Culpo.

Modelja e famshme, njëherësh edhe një ikonë frymëzuese stili dhe imazhi është shpallur përpara shtatë viteve si fituese e kurorës së "Miss Universe", duke u bërë kështu një nga femrat më të bukura të botës. Dhe me kalimin e viteve duket se Olivia Culpo e ka ruajtur më së miri këtë pozitë, duke njohur vetëm arritje profesionale.

Revista e njohur "Maxim" ka bërë renditjen e 100 grave më të bukura në botë, ku në vendin e parë është Olivia Culpo. Bukuroshja zeshkane ka realizuar edhe një sesion fotografik hot, që i ngre edhe më shumë temperaturat këtë verë, foto të cilat kanë "zaptuar" kopertinën e revistës prestigjioze.

Dhe ajo është vërtetë kaq seksi dhe e bukur!