Të intervistosh partnerin, sa gjë “e çuditshme”, por edhe e bukur njëkohësisht! Ti ke përballë një person që e njeh mirë dhe madje e di përgjigjen e çdo pyetjeje. Gjithsesi, nuk është asnjëherë mjaftueshëm të mësosh për partnerin. Në një emision televiziv, mund ta njohësh në një tjetër aspekt partnerin, të përjetosh diçka ndryshe.

Disa prej moderatoreve të famshme shqiptare e kanë përjetuar këtë emocion: Të intervistojnë partnerin e tyre! Ndoshta nuk kanë zbuluar ndonjë gjë të re, ama kanë një kujtim të bukur me gjysmën e tyre më të mirë edhe në ekran!

Intervista e Miriamit me Albanin

Kanë 12 vite së bashku, janë martuar në Maldive dhe kanë një vajzë, Amelinë. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë çifti simbol i dashurisë. Mirëpo, vite më parë, Miriami e ka intervistuar Albanin në emisionin që ajo drejtonte në Gjermani. Miriami ka publikuar kohë më parë një video të atij momenti, ku të dy janë shtirur sikur nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Ata ndërkohë kanë qenë të dashuruar. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Elita me Gjikon

“Kemi qenë të lidhur, por ju nuk e keni ditur”, kështu u shpreh Elita Rudi, pas intervistës me Gjikon, kohë më parë. Askush nuk dyshonte për lidhjen e tyre, mirëpo pasi dolën zërat se ata ishin bashkë, Elita tregoi se edhe në momentin që ajo ka realizuar intervistën me Gjikon ata kanë qenë të lidhur.

Marina me Getoarin

Në vitin 2015, kur Marina drejtonte “Procesin Sportiv” intervistoi asokohe të dashurin e saj, Getoarin. Gjatë gjithë emisionit, dukej emocioni i madh i Marinës, që pjesë e panelit atë mbrëmje ishtë edhe i dashuri i zemrës, Geti.

Jonida me Besnikun

Intervista më e freskët është ajo mes Jonida Vokshit dhe partnerit të saj, Besnikut. Dyshja e njohur do të martohen në shtator dhe në emisionin e saj “Personale”, Jonida ka ftuar të fejuarin për ta marrë në pyetje përpara dasmës. Emisioni ka shumë të qeshura, por edhe puthje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by besnik krapi (@besnikkrapi) on

Ami dhe Ermali

Në këtë rast nuk ka ndodhur që Ami të intervistojë Ermalin, por e kundërta. Një puntatë totalisht e dedikuar për Amin në “Xing me Ermalin”. Edhe pse përgjigjet e pyetjeve i dinte shumë mirë, Ermali ka bërë këtë vit një intervistë të gjatë plot humor me bashkëshorten e tij në emisionin e të shtunave në mbrëmje në Tv Klan.