Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i ka tronditur të gjithë fansat e çiftit. Vetëm pas 7 muajsh martesë ata kanë vendosur t'i japin fund lidhjes së tyre. Sikur të mos mjaftonte me kaq, Miley menjëherë pas lajmit të ndarjes është fotografuar në liqenin e Como-s teksa puthej me ish-partneren e Brody Jenner, Kaitlynn Carter. E komplikuar apo jo?

Brody Jenner e bën akoma edhe më "telenovelë" këtë histori. Ai ka reaguar përmes një fotoje në Instagram, ku ironizon ish-partneren e tij dhe Miley-n.

Fillimisht ai shkroi bashkangjitur fotos "mos e lër të djeshmen të sundojë të sotmen”. Më pas në koment shkroi “Vëmendje! Së shpejti, foto të miat dhe të Liam që ecim dorë për dore në plazh”.

Ky koment ishte epik, mirëpo Miley-t nuk i ka pëlqyer dhe ka shkruar "Ik merr një sy gjumë në kamion dhe qetësohu".

Ndërkohë që Miley dhe Brody zihen në komente, nuk dihet se çfarë po ndodh me të shkretin Liam.