Kryefjala e mediave 2 ditët e fundit ka qenë ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Kjo nuk ishte një ndarje e zakonshme, për vetë faktin se ata kishin vetëm 7 muaj të martuar. Gjithsesi, romanca e re e Miley Cyrus me një vajzë i shtoi nota dramaciteti kësaj historie. Këngëtarja menjëherë pas lajmit të ndarjes u fotografua në liqenin e Como-s teksa puthej me Kaitlynn Carter.

Deri tani të gjithë kanë reaguar, përveç Liam-t, i cili duket se është lënduar shumë nga Miley. Aktori 29-vjeçar i ka kaluar këto ditë të vështira në rezidencën e vëllait të tij, Chris 'Byron Bay.

Gjithsesi, ai e ka thyer heshtjen dhe ka folur për Daily Mail Australia. Kur është pyetur se çfarë po ndodh me Miley-n, ai thjesht ka thënë, "Ju nuk e kuptoni se si është".

Sipas, Daily Mail Australia, fotot e Miley-t teksa puthej me Kaitlynn ia kanë thyer zemrën Liamit dhe i kanë ardhur si një "bombë" pasi nuk i priste.