Nëse kontrolloni në profilin e Elvana Gjatës në Instastory me siguri do të çuditeni dhe do të keni dyshime për një vajzë që këndon hitin e fundit "A m'don". Është bërë e zakonshme që artistët publikojnë në Instastory njerëz të zakonshëm që këndojnë këngët e tyre. Mirëpo, kjo vajzë e publikuar nga Elvana ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren, aq sa në fillim menduam se ishte vetë ajo.

Gjërat u qartësuan, kur vajza qeshi paksa. Buzëqeshja ishte ndryshimi mes tyre që i dallonte. Edhe Elvana me siguri kur e ka parë këtë vajzë është çuditur nga ngjashmëria e madhe që kanë. Ju si mendoni, ngjajnë apo jo?