Që Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë ndarë, kjo nuk është më diçka e re. Dyshja e famshme i kanë dhënë fund martesës së tyre, vetëm 8 muaj pasi ishin kurorëzuar. Pra, historia e tyre e dashurisë, plot 10-vjeçare duket se ka përfunduar përgjithmonë. Kjo edhe për shkak të veprimit që ka bërë më pas Miley. Ajo është fotografuar teksa puthej në liqenin e Como-s me Kaitlynn Carter. I pyetur rreth këtyre fotove dhe çfarë ka ndodhur me Miley-n, Liam thjesht ka thënë "Ju nuk e dini si është".

Zemërthyer, Liam duket se po kalon momente të vështira pas ndarjes. Mirëpo, cili prej tyre i dha fund martesës?

Burime për Us Weekly tregojnë ka qenë Miley ajo që i ka dhënë fund martesës dhe ka muaj që ata nuk janë më bashkë. Nuk dihet nëse shkak është bërë lidhja e saj e re me ish-partneren e Brody Jenner, apo arsye të tjera e kanë shtyrë të ndahet nga Liam.