Ashtu siç u bë e ditur pak ditë më parë, Justin dhe Hailey dërguan këtë javë ftesat e dasmës. Këto ftesa janë publikuar nga TMZ dhe duhet thënë që nuk janë aspak të zakonshme. Ata kanë menduar diçka shumë të veçantë dhe aspak formale duke i bërë ftesat në formën e një libri me vizatime komike.

Nga ftesat u zbulua gjithashtu edhe vendi dhe data e ceremonisë, e cila do të mbahet më 30 shtator në Karolinën e Jugut. Disa ditë më parë Hailey dhe Justin u fotografuan në këtë vend dhe me sa duket, ky paska qenë qëllimi. Karolina e Jugut njihet për sallat madhështore të dasmave dhe nuk kemi as më të voglin dyshim që e tillë do të jetë edhe ajo ku çifti i njohur do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit për herë të dytë.