Instagrami është pa dyshim vendi i çudirave dhe këtë e vërteton më së miri rasti i fundit. Një 16-vjeçar, i cili është fans i këngëtarit Drake, ka mashtruar të gjithë njerëzit vetëm për të marrë pak vëmendje.

Fillimisht ai hapi një llogari në Instagram, të quajtur @drake_wedding, ku postoi një screenshot të një bisede të tij me Drake. Në këtë bisedë, ai i kërkonte këngëtarit të ishte i pranishëm në dasmën e tij, duke qenë se dëshironte të surprizonte partneren që ishte një fanse e madhe e Drake. Këngëtari, nga ana tjetër, i kërkoi që llogaria e tij të arrinte 100 000 ndjekës, ndërsa screenshoti i bisedës 1 milion pëlqime, në mënyrë që t’ia plotësonte dëshirën.

Po ashtu, djali telefonoi radion "Toronto’s Kiss 92.5" për të konfirmuar se biseda ishte e vërtetë dhe se ai nuk dinte të bënte montazhe të tilla. Në fakt, ai ia arriti qëllimit, llogaria @drake_wedding fitoi 250 mijë ndjekës brenda një kohe shumë të shkurtër dhe fotoja mori më shumë se 1 milion pëlqime.

Por mashtrimi i djalit u zbulua shumë shpejt. Screenshoti ishte një montazh dhe Drake e konfirmoi duke postuar në profilin e tij bisedën e vërtetë me djalin dhe duke u shprehur se “Instagrami është një vend shqetësues”.

“Çkemi Drake? Më vjen keq që gjërat shkuan kështu. Unë jam një 16-vjeçar nga San Antonio dhe nuk doja të përfundonte kështu. Jam një fans i madh yti. Mund ta marrësh llogarinë time nëse do. Nuk di çfarë të bëj”, -shkruante ai.

Më pas djali ka bërë sërish një postim në Instagram duke u shprehur se për të ishte një fitore e madhe të mund të arrinte mbi 200 mijë ndjekës për një javë, që photoshopi i tij të merrte më shumë së 1 milion pëlqime, që Drake ta postonte në profilin e tij, që ai ta bllokonte nga dy llogari, të dilte në një transmetim radioje, të përmendej në disa artikuj dhe të mashtronte gjithë Kanadanë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Drake Wedding Guy (@drake_wedding) on