Mendojmë që pas premierës së mbrëmshme të filmit me metrazh të shkurtër "Gjyshja", të regjisorit të njohur Eduart Grishaj, nuk ka më kurrëfarë dyshimi që ai dhe Arbana Osmani janë zyrtarisht çifti i momentit në showbiz-in shqiptar. Shfaqen gjithmonë bashkë në udhëtime, në evente, nuk e fshehin krenarinë dhe vlerësimin reciprok për njëri-tjetrin dhe sigurisht që të gjitha këto detaje na bëjnë të besojmë që dashuria mes tyre është reale e tashmë po shprehet hapur edhe në publik.

I pari ishte dje, regjisori i filmit Eduarti, i cili gjatë fjalës së mbajtur pak përpara nisjes së premierës, nuk kurseu vlerësimet dhe falënderimet e rastit dhe më specialen e la për në fund. "Nëse ka diçka që më frymëzon nga talenti i saj ajo është Arbana Osmani", ishte kjo deklarata e tij që u prit me duartrokitje të gjata dhe brohoritje nga të pranishmit në sallën e kinemasë Millenium mbrëmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Nuk ka vonuar shumë dhe këtë herë është radha e moderatores së njohur që t'i shpreh krenarinë për këtë arritje të madhe njeriut të saj të zemrës. Me një foto të realizuar mbrëmë, ku ata të dy të veshur me të zeza shfaqen në krahë të njëri-tjetrit, të buzëqeshur, Arbana ka këto dy fjalë për Eduartin: "Shumë krenare për ty zemër", i shkruan ajo në postimin e fundit.

Vetëm dashuria që nuk mund të fshihet apo jo?