Mbrëmjen e kaluar më 20 nëntor, Bes Kallaku kishte premierën e filmit të tij të parë “Falco”. Përveç kastit të aktorëve, Besin e shoqëronin edhe familjarët e tij, Xhensila (sigurisht), motra, por edhe një vajzë shumë speciale në jetën e tij. E si mund të mungonte Ajka?

Xhensila dhe Besin kishin marrë edhe Ajkën në premierën e filmit dhe për herë të parë e prezantuan me publikun. Ata kanë vendosur që të voglën e tyre ta mbajnë sa më larg vëmendjes së mediave, mirëpo ky rast bën një përjashtim.

E veshur me një fustan me lule dhe me një kordele të kuqe në kokë, Ajka e mori gjithë vëmendjen në premierën e filmit të babit.