Basketbollisti humbi tragjikisht një djalë në vitin 2006, por në mënyrë tronditëse e përdori tragjedinë për të shmangur një test që do t’i jepte fund karrierës, pasi e dinte që do të testonte pozitiv ndaj drogës.

Lamar Odom, 40 vjeç dhe ish-partnerja Lisa Morales humbën në mënyrë tragjike djalin e tyre, Jayden, kur ai ishte vetëm gjashtë muajsh.

Çifti, i cili gjithashtu kanë edhe një vajzë Destiny-n, 22 vjeç dhe një djalë Lamar Jr, 18 vjeç, u shkatërruan kur Jayden vdiq nga sindroma e papritur e vdekjes së foshnjës në 2006.

I varur nga droga, Lamar, i cili më vonë u martua me Khloe Kardashian, tashmë kishte testuar 2 herë pozitiv ndaj drogës dhe ishte penalizuar nga basketbolli. Një test i tretë do t’i jepte fund karrierës së tij.

Lamar shkroi: "Ne vendosëm të trillonim një emergjencë tjetër familjare në New York, ku më duhej të shkoja menjëherë. Telefonova Lizën dhe i thashë t'i dërgonte fëmijët në shtëpi pas shkollës. Duhej të dukej sikur kishte ndodhur një tragjedi."

Mesnatën e asaj nate, Lamar hipi në një avion privat në Nju Jork dhe piu një përzierje me lëng boronice dhe ujë gjatë gjithë kohës në përpjekje për të pastruar sistemin e tij. Më pas u kthye në shtëpi dhe qëndroi mbyllur për 2 ditë.

Lamar u drejtua përsëri për në Los Anxhelos në kohën e duhur për ndeshjen e radhës, i pastër dhe në gjendje të kalojë një test droge.