E njohur si Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korriku, nëpërmjet kinemasë, por edhe medias amerikane, kujtohet në të gjithë botën. Ndonëse në kushte të jashtëzakonshme këtë vit, faqet rozë dhe profilet në rrjetet sociale mbushen me persona të njohur, të veshur me ngjyra amerikane dhe foto festimesh në natyrë.

Por sot ka edhe festa private, të cilat bëhen lehtësisht publike, mjafton të hidhni një sy nga personazhet që sot festojnë ditëlindjet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me gruan që më dha jetën❤️

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

E nisim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai sot feston ditëlindjen dhe ku më bukur se në krahët e së ëmës do të ndihej më mirë? “Me gruan që më dha jetën”,- shkruan Kryeministri dhe pas kësaj, nuk ka nevojë për komente.

Por nuk është i vetmi.

Edhe Era Istrefi sot feston ditëlindjen, mbush 26 vjeç. Fenomeni ndërkombëtar tashmë ka gati projektet e reja, që, me siguri, presin të bëhen hite. Sot, ajo ka marrë një urim special edhe nga motra e madhe, Nora, e cila, siç shprehet, mëson gjithmonë nga Era.

Edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj, feston ditëlindjen sot, por ndoshta jo ashtu siç do të donte: “Ditëlindja ime sot do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”, je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë. Të dua shumë!” – shkruan Rudina pas këtij kolazhi fotosh me të atin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ditelindja ime sot,do jete tek dera e spitalit,duke te te thene “Te dua Ba” je i vetmi njeri qe kam adhuruar gjithmone! Te dua shume!❤️

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Si mund të ishte më e bukur një ditëlindje në një kohë si kjo që po jetojmë? Kush do të kërkonte më shumë veç shëndetit të njerëzve të dashur?

Kryeministri Edi Rama, Rudina, Era dhe të tjerë që sot festojnë ditëlindjet, me siguri, mund të presin për festat e mëdha. Sot për sot, është koha për të qenë bashkë, me dhe për njerëzit e zemrës.