Një video e Cardi B duke dëgjuar “Të ka lali shpirt” gjatë një live në Instagram bëri xhiron e të gjitha mediave. Madje ky moment u postua edhe nga vetë Silva Gunbardhi, e cila i shprehte dashurinë reperes së famshme (lexo këtu). Mirëpo, kënga në video paska qenë e montuar.

Pas videos që u bë virale, filloi të qarkullonte edhe videoja reale e Cardi-t, që rezulton të jetë bërë në mars, gjatë karantinës dhe reperja nuk po dëgjonte “Të ka lali shpirt”, por një këngë tjetër.

Pavarësisht këmbënguljes së Silvës se videoja është reale dhe është regjistruar nga një mikesha e saj, faktet thonë të kundërtën. Madje, edhe Silva duket se është bindur, pasi e ka fshirë edhe postimin në llogarinë e saj në Instagram.

Epo, gjëra që ndodhin!