Conor McGregor, përmes menaxherit të tij dhe një zëdhënësi, mohoi çdo akuzë për sulm seksual gjatë një udhëtimi në Itali. Agence France-Press raportoi të shtunën se McGregor ishte marrë në paraburgim në Korsikë, Francë dhe u mor në pyetje në lidhje me një sulm të mundshëm seksual.

"Pas një ankese të depozituar më 10 shtator duke denoncuar akte që mund të përshkruhen si përpjekje për sulm seksual dhe ekspozim seksual, Z. Conor Anthony Mac Gregor ishte subjekt i një seance dëgjimore nga shërbimet e xhandarmërisë," raportoi AFP.

McGregor po udhëtonte me jaht me të fejuarën e tij, Dee Devlin. TMZ raportoi se një burim në Francë tha se incidenti i pretenduar ndodhi në një lokal.

Boksieri mohoi me forcë se ai ishte përfshirë në incidentin e pretenduar në Francë. Ai është intervistuar dhe më pas është liruar.

McGregor është një nga atletët më të pasur në botë dhe gjithmonë pjesë e listës vjetore të Forbes për atletët më të paguar.

Burimi: Sports.yahoo.com